Ministri i Jashtëm francez, Le Drian e quan Putinin diktator

25.02.2022 10:06

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian....

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është një “diktator”.

Le Drian tha për "TF1" se operacioni rus në Ukrainë është në kundërshtim me detyrimet e ndërmarra më parë nga Rusia.

Ai gjithashtu tha se Putini duhet të kuptojë se NATO është një "aleancë bërthamore".

Duke theksuar se sanksionet që do të vendosen ndaj Rusisë kanë për qëllim “bllokimin” e sistemit ekonomik rus, Le Drian tha se është biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitry Kuleba.

Le Drian tha se Ukraina nuk ka dërguar kërkesë që NATO të ndërhyjë ushtarakisht, duke theksuar se ky vend kërkon ndihmë humanitare, financiare dhe ushtarake.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do ta mbajë Rusinë përgjegjëse para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.