Kryediplomati serb për vizitë pune në RMV, në fokus, perspektivat eurointegruese të Ballkanit

25.02.2022 11:10

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili ndodhet në vizitë  dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të takimit të ministrave do të jenë ngjarjet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivat e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe format konkrete të shfrytëzimit të potencialit të bashkëpunimit sektorial.

Gjatë vizitës pritet të nënshkruhet Marrëveshja për themelimin e qendrave kulturo-informative në Shkup dhe Beograd.