Maqedoni
Situata në Ukrainë, Osmani: Bëjmë përpjekje për evakuimin e diplomatëve
25.02.2022 14:00
Situata e tensionuar në Ukrainë, veçanarisht në kryeqytetin Kiev ka bërë që ambasadori dhe diplomati nga Maqedonia e Veriut....

Situata e tensionuar në Ukrainë, veçanarisht në kryeqytetin Kiev ka bërë që ambasadori dhe diplomati nga Maqedonia e Veriut të qëndrojnë pjesën më të madhe të kohës në vend të fshehtë të ambasadës, ka informuar ministri për punë të jashtme Bujar Osmani. Sipas shefit të diplomacisë nuk kanë munguar përpjekjet për ti evakuar në Poloni, në kontakt me ambasadat e vendeve të tjera të rajonit.
“Bëjmë përpjekje që kushdo nga këto shtete që kanë ambasada dhe siguron transportin e parë që të mund edhe diplomatët tanë që ti nxjerrim deri në Poloni. Megjithatë ata janë në komunikim të plotë, përgjigjen në thirjet e qytetarëve tanë. Dje edhe pse pjesën më të madhe e kanë kaluar në vend të fshehtë, ata kanë dhënë fleta udhëtimi, megjithatë ata qytetarë që i morrën ato nuk mund të dalin nga Ukraina.”, tha ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani.
Osmani: Nuk cënohet siguria e vendit
Osmani ka njoftuar se ka disa qytetarë të Maqedonisë në Odesa, një familje me një fëmijë një vjeçar. Për evakuimin e tyre është kërkuar nga Bullgaria, pasiqë ata kanë kanë përfaqësi diplomatike atje. Ministri ka informuar se për momentin vendi nuk mund të përballet me një valë refugjatës ukrainas dhe se nuk cënohet siguria.
“Ballkani është pjesa e pa mbuluar e BE-së, plaga e BE-së dhe kuptohet se mund të ketë implikime nga faktor të jashtëm gjeopolitikë ose rajonal të cilët ndoshta do të shfrytëzojnë këtë kaos në përmbushjen e qëllimeve. Duhet të jemi shum të kujdesshëm, andaj dhe janë këto komunikime me faktorë rajonal që të jemi të kordinuar dhe kuptohet ne jemi nën mbrojtjen e NATO-s.”, tha Osmani.
Shefi i diplomacisë nuk përjashton mundësinë e komplikimeve ekonomike posaçërisht në çmimet e gazit, burimet e energjisë e që më shumë do të përfytyrohet në çmimet e ushqimeve.
MERALE ISMAILI
