Maqedoni

“Ballkani i Hapur”, Osmani dhe Selakoviq: Proces duhet të jetë gjithpërfshirës

25.02.2022 14:17

Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Serbisë, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit...

Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Serbisë, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe efektet e iniciativës “Ballkani i Hapur” kanë qenë temë e bisedimeve mes ministrit Osmani dhe homologut të tij serb Selakoviq. Për ministrin Osmani, iniciativat rajonale bëhen të plota vetëm kur janë gjithpërfshirëse, ndërsa procesi i pajtimit mes vendeve rajonale sipas Osmani, duke përfshirë edhe  çështjen Kosovë -Serbisë, do të ishte një e arritur  në shërbim të tërë popujve të Ballkanit Perëndimor.

“Shpreha qëndrimet e mia se kjo iniciativë do të jetë edhe më e kompletuar  kur do të jetë inkluzive mirëpo  deri atëherë ne duhet të dëshmojmë me rezultate konkrete për vlerën e shtuar  që kjo iniciativë rajonale i ofron  bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal. U interesova edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe inkurajova ministrin për mbyllje sa më të shpejt të çështjeve të hapura në rajon… Me një proces të pajtimit të përgjithshëm, të mbylljes së çështjeve të hapura, integrimit të tregut do të mund të ndikojmë në ruajtjen e njerëzve në rajon dhe rritjen e standartit ekonomik.”, tha ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani.
 
Dialogu Kosovë - Serbi, Osmani dhe Selakoviq: Dialogu mes palëve, e vetmja zgjidhje
 
Ministri serb Selakoviq thotë se frutat e “Ballkanit të Hapur” do të shihen kur brenda saj të inkorporohen  të gjithë vendet e rajonit. Ndërkohë, procesi eurointegrues i RMV-së për Serbinë është e pakontestueshme.
 
“Kemi biseduar për çështjet e rëndësishme rajonale, dilaogun mes Prishtinës dhe Beogreadit. Kemi treguar qëndrimet tona. Ne jemi të përkushtuar për dialog si mënyrë e vetme për arritjen e një zgjidhje për çfarëdo çështje politike. “Ballkani i Hapur” për nga natyra është gjithpërfshirëse  dhe do të donim brenda saj t'a shohim tërë Ballkanin Perendimor. Por jemi të bindur se kur të fillojë ti jep rezultate e para serioze atëherë do të jetë moment i mirë për të parë edhe interesimin e të tjerëve.”, tha Nikolla Selakoviq, ministër i jashtëm i Serbisë.
 
Dy ministrat kanë biseduar edhe për krizën në Ukrainë  dhe impaktet e saja në Evropë dhe rajon. Për situatën në fjalë, qëndrimi i ministrit serb Selakoviq mbeti i panjohur  për gazetarët.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU