Konfederata e Sindikatave të Pavarura: Të harmonizohen pagat deri më 15 mars

25.02.2022 14:31

Konfederata e Sindikatave të Pavarura bëri thirrje për harmonizimin e pagave me pagën minimale...

Konfederata e Sindikatave të Pavarura bëri thirrje për harmonizimin e pagave me pagën minimale në të kundërtën javën që vjen do të vendoset se çka do të ndërrmeirret më tutje.

Qeveria sipas tyre ka afat deri më 15 mars që të harmonizojë ligjet me ligjin për page minimale që të gjitha rrogat në të gjithë  sektorët të rriten.

Është koha të ulemi dhe ti harmonizojmë pagat, sepse sektorët minimal veçmë i takojnë kategorisë sociale dhe me paga të tilla mendojmë se nuk mund të  kemi as reforma, por as me digjitalizim të sektorit publik” – tha Bllagoja Ralpkovski, nga  Konfederata e Sindikatave të Pavarura.

“Paga minimale është për dy apo tre mijë denarë më e madhe nga paga e një nënpunësi të policisë. Kjo është turp, është mizeri. Ministri para vitit të ri u lëvdërua se do të rrit pagat për 5 %, por ende nuk kemi marrë asgjë, ndoshta planifikon që të rriten pagat në dhjetor të vitit 2022 që ti marrim në janar 2023” – u shpreh Orce Kocevski nga Sindikata e Policisë.

“Qeveria si partner social duhet të merr guximin për një dialog të vërtetë social me sindikatat dhe pundhënësit ,për rritjen e pagave të të gjithë të  punësuarve në të  gjithë sektorët në vend. Në këtë mënyrë do të ketë efekte pozitive te të punësuarit,  por edhe respektim të  ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive në vend” – deklaroi Llazar Jovevski nga Fakulteti Juridik.

Respektimi i marrëveshjeve kolektive është parakusht për sundimin e së drejtës dhe shtetit juridik u tha me këtë rast. (Flutura Latifi, TVM2)