Maqedoni
Konfiskohet marihuanë në pikën pagesore në Gostivar
28.12.2014 18:46
Mbi pesë kilogramë marihuanë janë konfiskuar në pikën pagesore Gostivar, kumtoi MPB...

Mbi pesë kilogramë marihuanë janë konfiskuar në pikën pagesore Gostivar, kumtoi MPB.
"Sot rreth orës 1 e 45 minuta pas mesnate në pikën pagesore Gostivar, nga ana e nëpunësve policorë është ndaluar një automjet "Golf" me targa të Shkupit i drejtuar nga R.S. (22) nga fshati Inxhikovë i Shkupit i cili ka qarkulluar në drejtim të Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, në hapësirën e dedikuar për goma rezerve, janë gjetur një thes dhe një çantë në të cilat ka pasur tre gjegjësisht dy paketime më të mëdha me materie të panjohur, me siguri drogë narkotike 'marihuanë' ", theksohet në kumtesë.
Për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për veprë penale "prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë", personi është privuar nga liria ndërsa është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Pas dokumentimit dhe pastrimit të plotë të rastit pas R.S. do të ngritet padi përkatëse./mia
