Ekonomi
LSDM: Të gatshëm për ta mbrojtur ekonominë e vendit
25.02.2022 15:16
Qeveria me kujdes po monitoron situatën në Ukrainë dhe ndikimet e saj nga situata e krijuar thonë nga LSDM....

Qeveria me kujdes po monitoron situatën në Ukrainë dhe ndikimet e saj nga situata e krijuar thonë nga LSDM. Agresioni kundër Ukrainës sipas LSDM-së është një kërcënim për paqen evropiane dhe botërore, por edhe për ekonominë globale. Do të bëjmë ç’mos që pasojat e konfliktit në Ukrainë në ekonominë e brendshme të jenë sa më të vogla dhe sa më të dobëta thonë në LSDM.
“Në këtë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM monitoron ndryshimet në trendet ekonomike dhe pasojat nga situata re. Institucionet, shteti janë të gatshëm t'u përgjigjen të gjitha sfidave të reja në fushën e ekonomisë dhe energjetikës, për të mbrojtur ekonominë vendase dhe gjendjen financiare të qytetarëve. Edhe në kohë krizash të sigurisë globale, ekonomike dhe shëndetësore, ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur standardin ekonomik të qytetarëve dhe për të avancuar ekonominë vendase.”, thonë në LSDM.
VMRO-DPMNE: Qeveria nuk po bën asgjë për ekonominë
Por nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar qeveria e udhëhequr nga LSDM nuk po ndërmer asgjë për të mbrojtur ekonominë. Sipas tyre qeveria nuk ka treguar se si qëndrojmë me rezervat shtetërore a janë stabile dhe si e projektojnë krizën në të ardhmen.
“Kjo është fillimisht nga mosinteresimi nga pakujdesia ndaj Republikës së Maqedonisë, pastaj nga paaftësia dhe së fundmi sepse nuk dinë çfarë dhe si të bëjnë. Ata janë ulur në kolltuqe vetëm për interesat e tyre personale. Ekspertët kishin parashikuar inflacionin rritjen e energjisë rritjen e derivateve të naftës pas gjithë asaj që ndodh në periudhën e kaluar në Evropë, por fatkeqësisht vetëm qeveria jonë nuk bën asgjë.”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Kjo gjendje sipas VMRO-DPMNE-së do të rezultojë me rritjen e inflacionit dhe çmimeve në kurriz të qytetarëve
NAIM RAMADANI
