Botë
Ukrainë, banorët e Kievës zgjohen nga ulurimat dhe sulmet
25.02.2022 15:37
Alarmi për rrezik nga bombardimet është ndëgjuar nga orët e para të mëngjesit në Kiev....

Alarmi për rrezik nga bombardimet është ndëgjuar nga orët e para të mëngjesit në Kiev. Trupat ruse shtrëngojnë lakun duke u afruar nga tri anët, Kievi është nën rrethim. Janë publikuar video të tankeve ruse duke shkelur veturat gjatë udhëtimit. Pavarisht se vetura është shtypër e tëra, shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta. Janë bombarduar ndërtesat dhe nën rrënoja ka shumë civil.
“U zgjova nën pluhurin e madh, nga ulurimat, alarmi për rrezik dhe buritë e veturave. Të gjithë ishin në panikë. Kishte shumë tym nga zjarri, mund të ishtE sulm me raketa. U bëmë gati të ikim. Kjo nuk është ndërtesë ushtarake, Çfar jeni duke bërë? Nëse dëshironi të sulmoni trupa ushtarake apo objekte ushtarake, sulmoni, por mos sulmoni civilët!. Kjo është gjithçka që mund të them.”, tha Jurij Yhihanov, banorë lokal.
Presidenti i Ukrainës kërkon ndihmë ndërkombëtare. Duhet patjetër të nxisim Rusinë për bisedime, thotë, Zelenski i cili konsideron se Perendimi nuk bën mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën.
“Mengjesi i dytë na gjë]en nën një luftë të plotë. Prej orës 4:00 të mëngjesit, forcat ruse vazhdojnë sulmet me raketa në territoret e Ukrainës. Ata thonë se caku nuk janë objektet me civil, por kjo është gënjeshtër. Ata nuk bëjnë dallim në cilat zona veprojnë. Qëllimi i tyre është të bëjnë shtypje. Sot e mbrojtëm vendin tonë të vetëm, ashtu siç bëmë dje. Fuqitë botërore po vëzhgojnë nga larg dhe nuk veprojnë.”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Perëndimi vëzhgon dhe gjykon situatën, vendos sanksione por nuk reagon ushtarakisht. Moska është e vendosur në qëllimin e saj.
“Operacioni special ushtarak vazhdon. Mëshumë se njëqind e pesëdhjetë ushtarë nga struktura të ndryshme të Ukrainës së fuqishme ulën armët dhe u dorëzuan, sapo të nënshkruajnë se nuk do të marrin pjesë në luftime, do të kthehen në vendet e tyre.”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes ruse.
Dënim dhe turp për lëvizjet e Putinit vinë edhe nga gazetari rus fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitri Muratov, I cili tha se vetëm Lëvizja anti-ushtarake ruse, mund ta shpëtojë planetin.
“Populli jonë rus paqe-dashës, tani e ndjen urrejtjen e botës sepse po fillojmë luftën e tretë botërore në qendër të Evropës.”, tha Dmitry Muratov, gazetarë dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe.
Mijëra njerëz nga zonat e Luftës kanë arritur në Varshavë. Ditëve të fundit mëshumë se 38 mijë njerëz kanë ikur në Poloni.
“Sa e morëm vesht se çfar është duke ndodhur menjëherë ikëm. Nuk duhen dokumente për vizë, njerëzit mund të largohen lehtë.”, tha një banore e Kievit.
Në shumë qytete të Rusisë në shenjë solidarizimi janë mbajtur protesta kundër ushtrisë, shumë protestues janë arrestuar. Autoritete në Ukrainë thanë se deri tani ka 137 viktima dhe mëshumë se 300 të plagosur nga këto sulme.
FARIJE DAUTI BAKIU
