Maqedoni

Situata në Ukrainë shqetëson ekonominë e vendit, LEO: Shteti mos të lejojë rritjen e çmimeve drastike

25.02.2022 16:01

Situata në Ukrainë solli shqetësim edhe për ekonominë e vendit tonë....

Situata në Ukrainë solli shqetësim edhe për ekonominë e vendit tonë. Nga LOE kërkojnë që shteti të jetë i përgaditur për të intervenuar me rezervat  mallit që mos të lejohet rritje drastike e çmimeve.
 
“Ne vlerësojmë se në atë pjesë duet të jemi aktiv. Nëse nuk janë mbushura të mbushen ato rezevra dhe të jemi të gatshëm për skenarin më të keq. Një shtet i mirë gjithmonë e bën këtë. Nuk dihet në bursa se di të jetë çmimi i grurit.”, tha Goran Gorgievski, kryetar i LOE-së.
 
Edhe pse situata është serioze dhe e vështirë, buxheti i shtetit ka likuiditet të përgjigjet ndaj sfidave, theksoi ministri i financave Fatmir Besimi. Ai tha se me vëmendje po përcillet zhvillimet në Ukrainë, por nuk dha përgjije konkrete nëse do të ketë ribalanc të buxhetit apo nëse do të aktivizohet rezervat e mallrave. 
 
“Ne e ndjekim seriozisht situatën. Megjithatë deri më tani në kuadër të planifikuarës ne po përballemi me atë dhe duam të sigurojmë se në kohë, siç kemi bërë në vitin 2020, 2021 edhe kësaj sfide të re do ti përgjigjemi nëpërmjet masave të ndryshme të cilat do të jenë të qëndrueshme.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
 
Sulmi i Rusisë në Ukrainë prtet të sjell edhe rritje t[ë majme të çmimit të energjenseve. Ministri Besimi informoi se nga janari deri më tani janë derdhur 85 milion euro për përballje me krizën energjetike.
  
“Ne në planin buxhetor kemi planifikuar rritje të depozitave të shtetit në BP për 50 milion dhe në atë aspekt tani jemi në kuadër të së planifikuarës.”, tha Besimi.
 
Ndërkohë nga Banka popullore thonë se denari dhe sistemi finaniaar do të mbeten stabile. Nga BP informojnë se po bëjnë përllogaritjet e ndikimit të situatës në Ukrainë në ekonominë vendore. 
 
ERSAN PAJAZITI