NATO mblidhet në takim urgjent, Stoltenberg: Rusia qëlloi paqën në Evropë
Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut...

Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut është mbeldhur në një takim urgjent për t'iu përgjigjur sulmit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Rusia qëlloi paqën në kontinentin evropian.”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke shtuar se të gjitha përpjekjet e deritanishme për zgjidhje diplomatike kanë dështuar dhe se Moska ka përgjegjësinë e plotë për invazionin gjakftohtë dhe të planifikuar gjatë.
“Ne dënojmë pushtimin rus të Ukrainës në termat më të ashpër të mundshëm dhe e ftojmë Rusinë që që të ndërpresë menjëherë aksionin e saj ushtarak. Ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje dhe të drejtën për të zgjedhje vetë rrugën e saj.” – tha Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Aleanca ka vendos të aktivizojë planet mbrojtëse të NATO-s për të mbrojtur vendet aleate gjatë kësaj krize.
Paraprakisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, për të diskutuar sulmin brutal, të paprovokuar dhe të vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
“NATO dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve barbare të Rusisë dhe në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje.” – theksoi Stoltenberg.
Sipas tij kjo dërgon mesazh të fortë uniteti dhe tregon se sa e vetme dhe e izoluar është Rusia. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
