Salla Universale, Arsovska fjaloset me arkitektët
Salla Universale tashmë 7 vite nuk është në funksion....

Salla Universale tashmë 7 vite nuk është në funksion. Si objekt që paraqet zemrën e qytetit të Shkupit, palët u takuan për të tejkaluar dallimet, por në vend të kësaj duket se edhe më tepër shtuan mosmarrëveshjet.
Gjatë konferencës për media, Arsovska u fjalos me arkitektët. Ajo ishte në qëndrimin se Salla Universale duhet të rikonstruohet, por jo me projektin e pasigurtë, me të cilin sipas saj salla mund të rrëzohet.
“Po, projekt të Sallës Universale do të ketë, megjithatë nuk është i sigurtë, përkatësisht projekti sipas të gjitha standardeve, siç duhet të jetë dhe duhet ta garantojë sigurinë e qytetarëve” – tha numri një i Shkupit, Danella Arsovska.
Arkitektët nga ana tjetër u qeshën me pretendimet e tilla, duke siguruar se objekti është i sigurtë edhe pse ka pasur disa ndryshime, të cilat në fazë të ndërtimit janë normale.
“Gjithnjë e më shumë politikanët po përdorin profesionin e arkitekturës për të marrë pikë politike, i tillë është ky rast ku ju thoni se ndërtesa është e pasigurtë. Ne si arkitektë po përballemi me ndryshime në ndërtim, sidomos nëse është një objekt kaq i vështirë. Ndërtesa nuk është e përfunduar dhe kur të përfundojë do të jetë e sigurtë” – u shpreh Kryetarja e Asociacionit të Arhiktektëve, Iskra Jankovska Mihajllovska.
“Është e vërtetë që projekti ka pësuar ndryshime të vogla, por kjo nuk është e pazakontë. Unë garantoj se ky objekt do të jetë i sigurt kur të vihet në përdorim. Deklarata e kryetarit të bashkisë i bëri një dëm të madh zyrës sime të vogël të projektimit nga e cila njerëzit që kujdesen për fëmijët paguhen me ato para” – tha ariktekti i projektit, Bujar Muça.
Ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska bëri thirrje që të vazhdohet me projektin. Pretendimet e Arsovskës i quajti politike.
“Kësilloj përgjigje të tipit “nuk është në rregull”, ndërkohë që projekti akoma nuk ka filluar të ndërtohet, kurse në atë projekt janë nënshkruar institucione relevante. Si ministre e kulturës unë jam e përzgjedhur në një qeveri prej të gjithë qytetarëve. Kur është në pyetje Salla Universale, unë jam përgjegjëse për momentin kulturor, përndryshe Salla Universale është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit” – tha Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Rikonstruimi i objektit në fjalë është bërë në vitin 2020 me finansim nga buxheti shtetëror. Takimi i sotshëm mes të përfshirëve në projekt ishte pikërisht për ti qartësuar mosmarrëveshjet që janë bërë publike për projektin e rindërtimit të Sallës Universale. (Belind Koka – Ademi, TVM2)
