Covid 19, 9 fatalitete, 517 raste të reja në 24 orë
25.02.2022 17:08
Nga 2. 669 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend...

Nga 2. 669 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 517 raste të reja, 72 prej tyre ri-infektime. Më shumë se gjysma, apo 261 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 4 persona me diagnozë “Covid-19” nga “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën nga 18 deri 21 shkurt. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 13 persona janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 1022. Në vend ka aktualisht 4. 644 raste aktive.
