Maqedoni

Ukrainasit në RMV protestojnë kundër agresionit rus ndaj vendit të tyre

25.02.2022 17:33

Shoqata ukrainase e Maqedonisë së Veriut me moton “Stop luftës”, mbajti marsh protestues në mbështetje të Ukrainës...

Shoqata ukrainase e Maqedonisë së Veriut me moton “Stop luftës”, mbajti marsh protestues në mbështetje të Ukrainës. Marshi filloi në sheshin Maqedonia dhe mbaroi në ambasadën ruse. Organizatorët porositën se po protestojnë në shenjë mbështetje për  familjarët dhe shoqërinë në Ukrainë.

 
“Nuk është normale që në shekullin 21 që të humbin njerëz që Putin të qëndroj në pushtet me duar të përgjakura të fëmijëve të pafajshëm, njerëz plotësisht të pafajshëm. Ushtria jonë është e gatshme që të ndihmoj por përsëri diplomacia është në nivelin e parë.”, tha një protestues.
 
Gjendja në Ukrainë është e rëndë dhe ne jemi të shqetësuar për të afërmit tanë që gjenden atje thanë një pjesë e protestuesve. Ata duan që të gjithë ta dinë se çka po ndodh atje.
 
“Ne jemi të lirë dhe kemi zgjedhur rrugën tonë dhe kemi paguar shumë për atë rrugë që kemi zgjedhur. E di që protesta jonë nuk do të ndikoj shumë por jemi mbledhur që të tregojmë revoltën tonë për agresionin rus që po ndodh në Ukrainë.” u shpreh një protestues.
 
“Vdesin fëmijët tanë, njerëzit tanë, ushtarët tanë. Vdesin dhe rusë por sigurisht që edhe nënat ruse do të dalin në protest sepse edhe atyre do tu vdesin fëmijët.”, tha një protestues.
 
Përpos qytetarëve ukrainas protestën e kanë mbështetur dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
VLORA LATIFI