Botë

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, ndërkombëtarët vazhdojnë të dënojnë veprimet e Moskës

25.02.2022 17:59

Vazhdojn reagimet pas sulmit Rus mbi Ukrainën. Komuniteti ndërkombëtar dënon veprimet e Moskës...

Vazhdojn reagimet pas sulmit Rus mbi Ukrainën. Komuniteti ndërkombëtar dënon veprimet e Moskës. Nga Komisioni Evropian njoftuan se sanksionet do të ndikojn mbi sektorët kryesorë financiarë energjetik dhe të transportit të Rusisë si dhe dhënien e vizave dhe ndalesa për eksport për individë dhe kompani të caktuara.
 
“Presidenti Putin vendosi të kthej luftën në Europ. Sanksionet do të kenë ndikim maksimal mbi ekonomin ruse dhe elitën politike.”, tha Ursula von der Leyen, presidente e komisionit evropian. 
 
Edhe administrata e presidentit Amerikan Joe Biden, I prezentoi masat që do të ndikojn mbi ekonomin Ruse. 
 
“Putin e bëri zgjedhjen e tij e hodhi posht diplomacin dhe e zgjodhi luftën. Do të kujdesemi që vendimi I tij të mbahet mend si dështim strategjik.”, tha Joe Biden, president i SHBA-ve.
 
Kancelari gjerman, tha se përjashtimi i rusëve nga sistemi dominues i transaksioneve financiare globale I njohur ndryshe si SFIFT do të jetë masa e fundit. Ndërsa presidenti frances, premtoi se do ta rris ndihmën për Ukrainën. 
 
“Franca do të kontriboj me 300 milion euro për ekonomin Ukrainase dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojm të ofrojm pajisje ushtarake dhe mbështetje për popullatën.”, tha Emanuel Makron. president i Francës.
 
Kryeministri Italina thotë se prioritet duhet të jetë  përforcimi I sigurisë në ontinent dhe vazhdimi I dialogut.
 
“Kthimi I luftës në Europ nuk mundet të tolerohet, por duhet të jemi të vetëdijshëm se agjenda Ruse është e ndërlikuar dhe gjatë kohë e planifikuar. Kam parandjenja që kjo është vetëm fillim I asaj që do të jetë ndryshim radikal dhe I thell i natyrës së raporteve ndërkombëtare.”, tha Mario Dragi, kryeministër i Itali-së.
 
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilin ajo e quajti një pikë kthese në histori. Presidenti kinez mbështet zgjidhje përmes negociatave mes Moskës dhe Kievit. Ndërsa presidentit i Sirisë Al Asad përmes lidhjes telefonike me presidnetin Putin e ka përshëndetur invazionin ushtarak mbi ukrainën duke e vlersuar si korigjues të historis. 
 
SANIJE DURAKU