Botë
Shqipëri 2, humbje jete dhe 173 raste të reja me Covid 19
25.02.2022 18:47
Në Shqipëri 2 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit....

Në Shqipëri 2 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë. Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë. Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve ndërsa qytetarëve të vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësorepër t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
