Maqedoni
Kovaçeski, RMV e dënon agresionin rus ndaj Ukrainës
26.02.2022 13:12
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nëpërmjet një vieo mesazhi drejtuar...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nëpërmjet një vieo mesazhi drejtuar ka kërkuar ndërprerje të emnjëhershme të luftimeve në Ukrainë. Shekulli i 21 duhet të jetë vit i dialogut e jo i luftës ka thënë Kovaçevski.
“Jemi dëshmitarë të ngjarjeve jo të këndshme të cilat menduam se janë shum pas nesh dhe besuam se nuk do të përsëriten kurr në token evropjane. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës që tanimë ka marr edhe shum jetë njerëzish është akt që e dënojmë fuqishëm. Kjo është shkelje e të drejtës ndërkombëtare, dhe është kanosje për sigurinë euro atlantike. Edhe njëher dua të theksoj se sëbashku me aleatët kërkoj ndërprerje urgjente të veprimeve ushtarake. Shekulli 21 duhe të jetë shekull i dialogut e jo i luftërave”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski gjendja e sigurisë është stabile
Kryemisnitri Kovaçevski njëherit theksoi se situata e sigurisë në vendin është stabile.
“Dua të ju siguroj se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe në këtë moment nuk ekziston asnjë kërcënim direkt për sigurinë e MAqedonisë së Veriut”, theksoi Kovaçevski.
Si vend anëtar i NATO-s mund të llogarisim edhe në mbrojtjen nga aleanca më e fuqishme ushtarake në botë tha Kavaçevski.
Kovaçevski pritet thellim i krizës ekonomike dhe energjetike
Sfidat më të mëdha të cilat qëndrojnë para nesh, janë ato ekonomike, tha kryemisnitri, sipas të cilit pritet thellim i krizës globale ekonomike dhe energjetike, ndaj të cilave qeveria do të përgjigjet në mënyrë adekuate.
“Na pret vit i pasigurtë, ku ekonomia në evropë dhe botë do të përjetoj dëme. Ju bind se qeveria nga afër I ndjek ndryshimet në rrjedhat ekonomike botërore dhe si deritani do të veproj maksimalisht me përgjegjësi dhe në interest ë mbrojtjes së ekonomisë vendore dhe gjendjen financiare të qytetarëve”, u shpreh Kovaçevski.
Tregjet globale janë më të goditura nga lufta Rusi-Ukrainë, por ndikimi te ne nga këto dy ekonomi është e vogël, nuk ka prezencë në sektorin financiarë, ndërsa investimet e huaja janë nën 1% nga vlera e përgjitshme.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
