Maqedoni

Dy vite nga rasti i parë i regjistruar me Kovid-19 në vend

26.02.2022 13:35

Sot mbushën dy vite që nga regjistrimi i rastit të parë me Kovid-19...

Sot, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend është 296.229 persona. Betejën me virusin e humbën 8.981, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 4.644.
 
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë regjistruar 517 raste  të reja nga 2.669 testet e bëra. Vdiqën 9 persona, ndërsa janë shëruar 1,022 pacientë.
 
Ndërsa vazhdon trendi i më shumë të shëruarve se sa të infektuarve nga Kovid-19, ndërsa me këtë bie edhe numri i rasteve aktive. Kompetentët presin në periudhën në vijim të stabilizohet gjendja epidemiologjike në vend.
 
Në ndërkohë në vijim është skriningu për imunitetin e qytetarëve në Shkup dhe në qytetet tjera, ndërsa vazhdon edhe skriningu në shkolla.
 
Ndryshe pritet që këto ditë të merren vendime për dy masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, si heqjen e PCR testeve,  vërtetim për sëmundjen e kaluar ose vërtetim për vaksinim gjatë daljes nga vendi dhe heqje e pushimit nga puna për gratë shtatzëna.