Maqedoni

Osmani, RMV evakuoi diplomatëtët e sajë nga Kievi

26.02.2022 13:57

Për shkak të luftimeve në kryeqendrën e Ukrainës në Kiev...

Për shkak të luftimeve në kryeqendrën e Ukrainës në Kiev, Maqedonia e Veriut ka vendosur të largojë diplomatët e sajë. Minsitri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka dekalruar se janë evakuuar diplomatët tanë të cilët kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e ambasadës së Maqedonisë në Kiev. Ata janë nisur për në Moldavi nëpërmjet një korridori të siguruar njoftoi Osmani.
 
Gjithashtu janë evakuuar edhe 30 monitoruesit e vendit në kuadër të misionit special, një pjesë e të cilëve janë nisur drejt molldavisë ndërsa grupi tjetër për në poloni. 
                                         
“Diplomatët tanë i janë bashkangjitur një korridori të sigurtë dhe ata tashmë janë nisur drejt Moldavisë, dhe gjithashtu sot arritëm që ti evakuojmë gjegjësisht të fillojmë me procesin e evakuimit për monitoruesit tanë në kuadër të misionit special për monitorim. E dini se kemi pasur 30 monitorues atje dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Moldavisë, dhe pjesa tjetër drejt Polonisë. Grupi që është nisur për në Molldavi ka marr edhe një familje e cila rastësisht ka ndodhur aty pranë. Shtetasit tjerë të cilët I kemi në disa qytete disa prej tyre janë të martuar me shtetas të Ukrainës dhe janë të lidhur me familje atje. Ne u kemi ofryar edhe atyre që me familjet e tyre mund të vijnë në Maqedoni të Veriut”, u shpreh minsitri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. 
                                                        
Këtë shefi i diplomacisë Osmani e bëri të ditur në konferencën reflektime 20/30 që ka të bëjë me strategjinë 10 vjeçare në kontekst të politikës së jashtme
Invazioni rus në Ukrain, Osmani: Ky është sulm mbi arkitekturën e Evropës 
 
Edhe në këtë forum u shpreh brengosje dhe solidaritet me popullin dhe shtetin e Ukrainës, duke dënuar sulmet ruse. 
 
“Invazioni nga ana e federates ruse nuk munet asesi të vlerësohet ndryhe përveç si një akt direkt agresiv, sulm mbi integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, një dëmtim i fuqishëm i parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, sulm serioz ndaj rendit demokratik dhe sulm ndaj arkitekturës së evropës he kërcënim real për paqen botërore, sigurinë dhe stabilitetin”, theksoi Osmani.    
 
Njëherit Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e shteteve që përkrahin sanksionet ndja Rusisë dhe të gjitha masave restrictive të cilat Bashkimi Evropjan I ka vendosur që nga viti 2014, duke e harmonizuar plotësisht politikën e jashtme me BE-në. 
 
ERSAN PAJAZITI