Maqedoni
Kasami: SPB Tetovë po bën obstruksione, Rexhepi demanton Kasamin
26.02.2022 14:16
Ditë më parë kryetari i Tetovës Bilall Kasami në raportin për 100 ditëshin në krye të komunës...

Ditë më parë kryetari i Tetovës Bilall Kasami në raportin për 100 ditëshin në krye të komunës u ankua për bashkëpunim jot ë mirë me SPB Tetovë, prkatëisht për obstruksione me qëllim pengimin e punëve të komunës.
“Ne kemi vendosur shenjt por SPB Tetovë ka kërkuar që të largohen.Unë kamë vërejtjet e mia dhe dyshimet e mia se në SPB Tetovë ka tendenca se po sabotohet puna e komunës së Tetovës”, u shpreh kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
I me një hershëm ka qenë reagimi nga SPB Tetovë e cila hodhi poshtë akuzat e Kasamit. Sipas zëdhënsit të SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, SPB Tetovë nuk është përgjegjëse për vendosjen e shenjave e as për heqjen e tyre.
I pyetur se përse vazhdojn të parkohen veturat në rrugën e Ilindent edhe pse shenjat janë të vendosur për mos prkim, por pamejt e kameres tregojn të kundërtën, Rexhepi thotë se vetëm gjatë një mauji janë shqiptuar mbi 200 dënime kryesisht në qender për parkim jo adekuat.
“SPB Tetovë ose MPB nuk është kompetente as për vendosjen e shenjave të komunikacionit e as për vendosjen e tyre,kryesisht nësë ato vendosen në mënyrë të paligjshme ose shenja jo adekuate,kërkohet nga inspektoriati përkatës këtë rast nga qeverisja lokale,që të rregullohet kjo çështje,të vendosen shenja adekuate ose të merret leja adekuate. Vetëm gjatë një muaji,janë shqiptuar 200 gjoba sa i përket keq parkingut kryesisht tek qendra e Tetovës”, theksoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës, komuna zgjeroi parkingun zonal, dhe ndryshoi çmimoren për orë për parking duke i rritur për 10 dernarë në çdo zonë parkingu. Ndërsa ka paralajmëruar edhe zgjerimin e parkingut zonal muajt e ardhshëm.
VISAR SADIKU
