Maqedoni

Policia e Maqedonisë gjobit 197 shoferë për tejkalim shpejtësie

26.02.2022 14:54

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
 
“Në gjithë vendin dje janë gjobitur 197 shoferë, ndërsa prej tyre 12 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe dy të tjerë me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.
 
Ata shtojnë se 93 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 104 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.
 
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
 
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.