Maqedoni
Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Rusia nuk po kursen as civilët dhe fëmijët
26.02.2022 15:13
Ambasadorja e Ukrainës në Shkup thot se prej tre ditësh vendi is ajë po përballet me agresionin ushtarak rus...

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup thot se prej tre ditësh vendi is ajë po përballet me agresionin ushtarak rus. Sipas sajë armiku po lanson raketa në të gjitha drejtimet pa kursyer as civilët. Shumë raketa u lëshuan në drejtim të spitaleve e çerdheve thot ambasadorja Zadorozhnjuk, sipas të cilës granatimi i shtëpive do të jetë dëshmi për krimet e luftës ruse para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
“Më se cinike është që cak i sulmeve është fusha sociale, civilët. U lëshuan raketa ndaj çerdheve dhe shtëpive për kujdesin e fëmijëve dhe të varfërve. Gjuajnë ndaj autoambulancave të ndihmës së shpejtë, spitaleve. Mbrëmë u hodh raketë ndaj shumëkatëshes në Kiev, në afërsi ka spital, shkollë. Granatimi i shtëpisë në Labanoski do të jetë një nga episodet në hetimet për krime lufte të regjimit rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Procedura juridike adekuate veç më ka nisur”, u shpreh ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalia Zadorozhnjuk.
Zadorozhnjuk, për tre ditë luftime janë vrarë 3500 ushtar rus
Por sipas ambasadores falë forcave të armatosura të Ukrainës dhe qytetarëve të armatosur Kievi i sulmuar nga të gjitha anët arriti të mbrohet. Ambasadorja njoftoi edhe për mbi njëmijë civil të lënduar përfshi 33 fëmijë. Ndërsa siç tha ajo regjimi rus numron humbje të mëdha në njerëz.
“Më shum se 3500 ushtar rus kanë humbur jetën. Reth 200 ushtar janë kapur, janë rrëzuar aeroplan dhe janë shkatruar tankse. Për fat të keq edhe ne kemi humbje, 198 civil, përfshi tre fëmijë, 1115 janë lënduar në mesin e të cilëve 33 fëmijë”, theksoi Zadorozhnjuk.
Kemi humbje po vdesin njerzit më të mirë tha ambasadorja. Zadorozhnjuk, duke theksuar se ukrainasit janë në vendin e tyre, prandaj do të vazhdojnë të luftojnë. Ajo njëherit u shpreh falenderuese për të gjitha shtetet që po mbështesin dhe ndihmojnë Ukrainën dhe vendesojen e sanksioneve ndaj Rusisë.
ERSAN PAJAZITI
