Botë

Bota me sy nga Ukraina, Rusinë e presin sanksione të reja

26.02.2022 15:34

Bota vazhdon ti ketë sytë kah Ukraina, pas sulmeve ruse të cilat synojnë pushtimin e tokës ukrainase...

Bota vazhdon ti ketë sytë kah Ukraina, pas sulmeve ruse të cilat synojnë pushtimin e tokës ukrainase. BE mendon ti shtrëngojë sanksionet. Një opcion është edhe heqja e rusisë nga rrjeti kryesor ndërkombëtar i pagesave në botë Swift.
 
Kjo do të ndikonte në tregtinë ruse dhe do ta bënte të vështirë për kompanitë ruse të bëjnë biznes. Propozimin për të hequr Rusinë nga sistemi bankar global Swift e mbështet edhe qeveria kanadeze, deklaroi kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.                     
 
“Ne do të vendosim sanksione ndaj Presidentit Putin dhe kolegëve të tij arkitektë të kësaj lufte barbare. Shefi i tij i shtabit dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. Këta njerëz mbajnë përgjegjësinë më të madhe për vdekjen dhe shkatërrimin që po ndodh në Ukrainë. Për më tepër, unë po konfirmoj mbështetjen e Kanadasë për të hequr Rusinë nga sistemi i pagesave "SWIFT", një pjesë kritike e sistemit bankar global", u shpreh kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
 
26 vende janë pajtuar që të dërgojmë më shumë ndihma humanitare dhe armë në Ukrainë, informoi ministri i mbrojtjes së Britanisës së Madhe Xhejms Heppi. Ai tha se Britania do të qëndrojë afër Ukrainës, por tha se duhet të përgaditemi për një luftë që nuk do të përfundojë prë shpejt kohë. 
 
“Ajo që është përballë Ukrainës është e përgjakshme, brutale, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar ata të rezistojnë. Por njerëzit nuk duhet domosdoshmërisht të mendojnë se një fund i lumtur është vetëm afër qoshes. Kjo do të jetë një vonesë e gjatë, do të jetë brutale. Do të shohim disa gjëra të tmerrshme në ekranet tona televizive. Të gjithë duhet të qëndrojmë me Ukrainën. Lutuni për forcat e tyre të armatosura dhe bëjmë gjithçka që mundemi realisht për t'i mbështetur ato”, theksoi ministri i mbrojtjes së Britanisë së Madhe, James Heappy.  
 
Ndërkohë marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez, me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.Zyrtarët francezë  për  BBC kanë thënë se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian. Presidenti françez Emanuel Makron tha se Evropa qëndron pëkrah popullit ukrainez dhe do të bëjë gjithçka që të pengojnë vazhdimin e kësaj lufte. 
 
“Lufta është kthyer në Evropë. Kjo luftë u zgjodh në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Putin, me një situatë tragjike humanitare, një popull që po reziston dhe një Evropë që është atje, duke rezistuar përkrah popullit ukrainas. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë paqen dhe të mbrojmë, por edhe të marrim masat e nevojshme, për të vendosur sanksione dhe për të rezistuar për tu përshkallzuar kjo luftë”, u shpreh presidenti i Francës, Emanuel Makron.
 
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev paralajmëroi për mundësinë e një përgjigjeje dhe një rishikimi përfundimtar të marrëdhënieve me vendet që kanë vendosur sanksione kundër Federatës Ruse.
 
ERSAN PAJAZITI