Në ndërprerje qarkullimi në aksin Kërçovë-Ohër, anulohen disa fluturime
Komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore në Maqedoni mbrëmë u zhvillua me vështirësi dhe në kushte dimri dhe me mbetje të mëdha të borës, njofton LAMM....

Në ndërprerje për të gjitha automjetet është komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë-Ohër përmes kalimit malor Presekë, ndërsa akset rrugore Shkup-Veles dhe Veles-Katllanovë është i vështirësuar dhe i ngadalësuar në kolonë të gjatë.
Për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Tetovë - Kodra e Diellit, Mavrovë - Dibër - Strugë, Strugë - v.k.Qafëthanë, në kalimet malore Strazhë dhe në aksin rrugor Bukovë dhe Gjavatë.
Ndalesë për automjete të rënda transportuese ka edhe në akset rajonale Tetovë-Bërvenicë-Çegran-Gostivar, Saraj-Tetovë, Tetovë-Pirrok-Gostivar, Tearcë-Jegunoc-Radushë dhe Zhelinë-Jegunoc. Në aksin rrugor Tetovë - Jazhincë është e obligueshme përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve. Në aksin rrugor Vratnicë - Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme dhe mbetjeve të borës në korsi, nuk rekomandohet lëvizje e automjeteve të rënda transportuese.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga aeroporti i Shkupit mëngjesin e sotëm janë realizuar fluturime drejt Romës dhe drejt Zagrebit. Janë anuluar fluturimet për në Paris, Bergamo, Stamboll, Bazel dhe Këln.
