Maqedoni

Debllokimi i punës së kuvendit, Xhaferi: Do të zbatohet rregullorja, s’ka më tolerim

26.02.2022 15:53

Bllokimi i punës së Kuvendit përmes kërkesave të deputetëve nga opozita...

Bllokimi i punës së Kuvendit përmes kërkesave të deputetëve nga opozita për procedurale apo përmes bllokimit të pozitës anëtar i komisionit, siç ka ndodhur rasti me deputetin Fadil Zendeli, vendi I të cilit në koomisionin për zgjedhje dhe emërime me kalimin e partisë Besa në opozitë i takon LSDM-së, do t’i jepet fund.
 
Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2 kryeparlamentari Talat Xhaferi, sipas të cilit, këto bllokime nuk do të tolerohen më. Premton vënien në funksion të plotë  të trupave kuvendore përmes zbatimit të përpiktë të rregullores së punës së Kuvendit. 
 
“Mirëpo kur këto bllokime kalojnë në keqpërdorime atëherë duhet ti rikthehemi rregullave strikte të rregullorës. Do të thotë se kanë filluar ti keqpërdorin? Nuk ka tjetër mënyrë se si të thuhet kur ende pa filluar dhe hapur debatin në Komision, me fjalën e parë që e thotë kryetarii komisionit të gjithë pjesëmarësitë që janë në komision me listë shkojnë e kërkojnë ndërhyrje procedurale, ndërsa kur e kërkon arsyetimin për procedural ku është thyer procedura, ndërhyrja procedurale është për thyerrje të procedurës nëse dikush mendon se ka thyerrje procedure,ndërsa nga ana tjetër rregullorja përshkruan se kush ka të drejtë procedurale”, u shpreh kryetari i kuvendit të RVM-së, Talat Xhaferi.
 
Debllokimi i punës së kuvendit,  Xhaferi: S’na duhen zgjedhje por parlament funksional
 
Nuk ka dyshime thotë Xhaferi, se bllokimi i vazhdueshëm itrupave të Kuvendit ka për qëllim të paraqet Kuvendin si jo funskonal për të determinuar më paszgjedhje të parakohëshme parlamentare. 
 
“Sipas asaj që unë vlerësojë ata dëshirojnë të paraqesin para opinionit se Parlamenti është jofunksional, i njëjti nuk mund të funksionoje dhe supozojë se në bazë të asaj që e thonë edhe në press-konferencat e tyre qëllimi i fundit është që të krijojnë atmosferë për zgjedhje të parakohëshme. Unë nuk kam tjetër definicion çfarë është vendimi i politik i fundit por bë bazë të sjelljes mund të kem këtë konkluzion”, theksoi Xhaferi.
 
Funksionimi i kuvendit, Xhaferi: Liderët s’mund të vendosin për detyrat e kuvendit
 
Në pyetjen a do të varet debllokimi i punës së Kuvendit ndoshta nga takimi eventual i liderëve pasi që opozita nuk tregon vullnet të mirë për ti debllokuar të njëjtat Xhaferi ka këtë porosi për liderët.
 
“Mos e bëni praktikë që për çdo pyetje që është kompetenc të Parlamentit të takohen liderët, pikerish këtu është tendenca nëse çdo gjë duhet ta rregullojnë liderët, atëherë pse jemi 120 deputetë ne këtu. Ka rregulla”, u shpreh Xhaferi.
 
Kryeparlamentari Xhaferi është i mendimit se vendit aktualisht nuk i nevojiten zgjedhje të parakohëshme parlamentare, por përkushtim dhë vënie në funksion të plotë të Kuvendit. 
 
REXHEP QAMILI