Maqedoni

Numri i lartë i fateliteteve nga covid-19 Ajro: Të ndryshohet protokolli i regjistrimit të viktimave

26.02.2022 16:12

Sipas të dhënave të ISHP-së numri i rasteve fatale me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut...

Sipas të dhënave të ISHP-së numri i rasteve fatale me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë muajit janar dhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shkurt, por javën e fundit janë sënuar 106 të vdekur apo 27,9% më pak se sa një javë më pare.
 
Mbi 80 përqind e viktimave janë persona të pa vaksinuar thonë mjekët. Protokolli për regjistrimin e viktimave në RMV dallon nga ai i shteteve tjera të rajonit dhe më gjerë, ku të vdekur me COVID-19 evidentohen vetëm ata që shkaktar kryesor për vdekjen ka qenë virusi korona. Mjeku Rijad Ajro thotë se jo të gjithë personat e vdekur nga covid-19 kanë pasur shkaktar direk këtë sëmundje. 
 
“Njëra prej arsyeve se pse te neve regjistrohet numër më i lartë i fataliteteve me kovid-19 është edhe mënyra se si regjistrohen personat e vdekur nga kovid-19  gjegjësisht edhe nëse arsyeja për vdekje ka qenë dicka tjetër nëse personi për momentin ka qenë pozitiv ai shënohet në evidencë sikur i vdekur nga kovid-19 që nuk është rast  i tillë. Fatalitetet që ne I shohim nga kovid-19 janë në fakt fatalitete që kanë ndodhur prej ndonjë sëmundje paraprakisht vetëm se e ka pasur pacienti por që kovid-19 vec se ja përkeqësu dhe ja ka përshpejtu procesin e arritjes deri te vdekja”, u shpreh mjeku i përgjithshëm Rijad Ajro.
 
Infektimet me covid 19, Ajro: Vaksinimi ul numrin e infektimeve 
                       
Mjeku Ajro thotë se personat me sëmundje shoqëruese mund t’i mbijetojnë infektimit me virusin nëse vaksinohen.
 
“Preferohet për personat që kanë sëmundje kronike dhe janë më të moshuar të vaksinohen dmth nëse flasim për imunizim do të kishte me qenë për personat e moshuar dhe ato me sëmundje kronike me 3 doza ,për personat e dekadës së tretë dhe të katërt të jetës ndoshta do të kishin mjaftuar edhe dy doza dhe respektimi i masave sic është mbajtja e maskave”, theksoi Ajro.
 
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, Maqedonia e Veriut radhitet ndër shtetet e para në rajon dhe më gjerë, sa i përket vdekjeve me COVID-19 në 1 milion banorë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI