Maqedoni
Etnia bullgare, intervenimi në kushtetutë, Maksuti: Të shfrytëzohet nga faktori politik shqiptar
26.02.2022 16:31
Kërkesa e Sofjes zyrtare për përfshirjen e etnisë bullgare në Kushtetutën e vendit...

Kërkesa e Sofjes zyrtare për përfshirjen e etnisë bullgare në Kushtetutën e vendit, duhet të shfrytëzohet si rast nga faktori politik shqiptar për të zgjidhur përfundimisht statusin juridiko- kushtetues dhe politik të shqiptarëve, vlerson profesori universitar Mersim Maksuti.
Ai në një deklarat për TVM2 duke folur për nevojën e ndërhyrjes në Kushtetutë thotë se pala maqedonase duhet të kuptoj se shqiptarët nuk janë numra, por popull shtetëformues dhe kjo duhet të vuloset edhe me Kushtetutë.
“Për fat të keq ne shqiptarët çdo herë duhet të presim ndonjë rast tjetër ndonjë presion më të fuqishëm që të na detyroj si shtet të intervenojm në Kushtetutë edhe kjo është një aspect tjetër pozitiv se ju jepet shqiptarëve edhe një herë mundësia që të vazhdojm më tutje të rregullojm disa çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me statusin tonë si shqiptar në aspektin juridiko-politik. Dhe gjëja e parë ku duhet të intervenohet është heqja e përqindjes sepse duhet të identefikohemi si popull shqiptarë e asesi si popull I përqindjes”, u shpreh, profesori universitar Mersim Maksuti.
Shqiptarët dhe statusi i tyre juridiko-kushtetues, Maksuti: Jemi popull, assesi përqindje
Maksuti thotë se në vendin tonë nuk është problem vetëm përkufizimi I popullit shqiptar si popull I përqindjes por edhe statusi juridik I shqiptarëve në kuptimin e integrimit të tyre në institucione në mënyrë të barabart. Shanset e intervenimit në Kushtetut duhet të shfrytëzohen nga pala shqiptare edhe atë duke filluar me dhënjen e një baze të fort kushtetuese, ligjit për përdorimin e gjuhëve, thekson Maksuti. Ndërsa sipas tij nëse duam avansim të të drejtave të shqiptarëve, duhet ti kushtohe rëndësi edhe vendimarrjes në Gjykatën Kushtetuese.
“Të gjitha çështjet të cilat janë rregulluar me MO-në e ku parashifet Badenter, pra të gjitha ligjet që kanë kaluar me badenter në Kuvendin tonë patjetër duhet tu sigurohet një mekanizëm garantues se ato të drejta që I kemi fituar deri tash të mos munden të degradohen nesër. Tash e tutje edhe aty të instalohet mekanizmi I bandeterit që don të thotë të gjitha ligjet që kanë kalu me badenter edhe gjykata Kushtetuese nëse ato I shtrohen nje porcesi të vlersimit a janë në përputhje me Kushtetutën të vlej mekanizmi I badenterit”, theksoi Maksuti.
Për Maksutin stausi juridik I shiqptarëve është në këtë gjendje si pasoj e mentalitetit të trashëguar me dekada e palës maqedonase se e keqja e këti shteti janë shqiptarët, e që nuk është aspak e vërtet. Të gjitha këto pengesa mund të tejkalohen vetëm nëse egziston vullneti politik thekson Maksuti.
SANIJE DURAKU
