Botë

Ukrainë prej tre ditësh në luftë, Zelinski: Do ta mbrojmë me armë Ukrainën

26.02.2022 16:50

Luftimet në Ukrainë vijojnë të jenë më të ashpra...

Sulmet ruse gjithnjë e më tepër po intensifikohet për qytetin e Kievin, por presidenti i Ukrainës Zelenski thot se Ukraina  po pengon shtrirjen e mëtutjeshme të  trupave rus në territorin ukrainas. 
 
Ndërkohë, ushtria ruse lajmëron se ka marrë nën kontroll qytetin juglindor, Melitopolin. Presidenti i Ukrainës, nëpërmjet në video mesazhi ka përcjellur  qëndrimin se nuk do të dorëzohen para agresorit rus.
 
Zelenski nuk i është përgjigjur pozitivisht ofertës së SHBA-ve për evakuim e tij, duke iu thënë se: "Unë kam nevojë për municion, e jo për udhëtim".
 
“Jam këtu. Nuk do t'i lëmë armët. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë  sepse armët tona janë e vërteta  jonë dhe  e vërteta është se ky është  territori ynë, vendi ynë dhë fëmijët tanë dhe ,ne do t'i mbrojmë që të gjithë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski. 
 
Ministria ruse e mbrojtjes, Ukraina refuzoi bisedimet e ofruara nga Putin
 
Ndërkohë, Rusia  mbetet në qëndrimin se janë të gatshëm të bisedojnë në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë për Ukrianën, por  pa pushtetarët ukrainas. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov ka deklaruar se operacionet rifilluan mëngjesin e së shtunës  pasiqë dyshohet se Kievi refuzoi bisedimet që ofroi  të premten vonë presidenti rus, Putin.
 
Nga ministria ruse e mbrojtjes  vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se konfrontimi me Ukrainën  lidhet vetëm  për shkak të  strukturave ushtarake.         
                                                                                          
“Edhe njëherë e përsërisim. I vetmi qëllim janë lokacionet  infra - strukturore të forcave të armatosura ukrainase”, theksoi zëdhënësi i minsitrisë së mbrojtes në Rusi, Igor Konjashenkov.
 
Gjersa Rusia sulmon Ukrainën,  shumë qytetar rus kanë protestuar kundër   politikave të Moskës dhe udhëheqësve të tyre. Një numër i  madh i protesutesve raportohet të jenë burgosur nga autoritetet ruse.
 
Protesta me kërkesën për ndërprerjen e agresionit rus në Ukrainë janë organizuar edhe në Itali, Greqi, Australi, Argjentinë, Japoni, Indi, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të botës. 
 
Sipas ministrisë ukrainase të shëndetësisë, nga dita e parë e  konfrontimeve me Rusinë,  janë vrarë rreth  200  qytetarë , përfshi edhe fëmijë, ndërkaq Kombet e Bashkuara informojmë për largimin e mbi 100 mijë qytetarë ukrainas  nga vendet ku po sulmon ushtria ruse. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU