Botë

Ambasada e Ukrainës në Tiranë, nesër protesta para ambasadës Ruse

26.02.2022 17:30

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov ka bërët ë ditur se nesër do të protestohet para ambasadës ruse në Tiranë...

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov ka bërët ë ditur se nesër do të protestohet para ambasadës ruse në Tiranë. Ambasadori Shkurov njëherit u ka bëri thirrje diplomatëve rus të dënojnë luftën.
 
“Ju jeni vetë dëshmitar se si popujt e vendeve të ndryshme po mbështesin Ukrainën. Nëse deri dje, shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Swift, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. U bëj thirrje diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë suplementare. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis. Nesër në orën 17:00 do të mbahet protestë para ambasadës ruse”, thuhet në kumtesën.