Maqedoni

RMV, 18 vjetori i vdekjes së ish presidentit Trajkovski

26.02.2022 17:50

Sot u shënua 18 vjetori i vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski...

Sot u shënua 18 vjetori i vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili së bashku me anëtarët e kabinetit të tij humbi jetën pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte u rrëzua afër Mostarit.
 
Me këtë rast tek varri i ish presidentit Trajkovskit në varrezat e qytetit në Butel, presidenti Stevo Pendarovski bëri homazhe duke vendosur kurora lulesh. Poashtu një delegacione nga kabineti i Presidentit vendosi lule para memorialit në vendin e aksidentit në Rotimlje të Bosnje dhe Hercegovinës.
 
Në aksidentin e aeroplanit më 26 shkurt 2004, humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe tetë anëtarë të delegacionit që po udhëtonin për në një konferencë Ndërkombëtare në Mostar.