Janë hedhur mbi 200 tonë kripë në rrugët dhe bulevardet e Shkupit
Mbi 200 tonë kripë janë hedhur mbrëmë deri në orën 17:30 në bulevardet dhe rrugët magjistrale të cilat janë në komptenca të Qytetit të Shkupit....

Deri më tani është intervenuar në pikat kritike të rrugëve të qytetit - zonat e larta drejt Vodnos, Përzhinos, Cërniçes, Hekuranës dhe një numri më të madh të nënkalimeve, si dhe në të gjitha bulevardet dhe rrugët magjistrle të cilat janë në komptenca të Qytetit të Shkupit.
Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrja publike "Rrugë dhe rrugica" ndodhen në terren me automjete - automjete për hedhjen e kripës dhe automjete me plug.
Qyteti i Shkupit përkujton se në kompetenca të tij janë bulevardet dhe rrugë të caktuara të qytetit dhe nëse paraqitet nevoja do të reagojnë në pajtim me kushtet në terren.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të mos i parkojnë automjetet në bulëevarde, rrugë magjistrale dhe trituare, sepse me këtë e pengojnë punën e ekipeve të shërbimit dimëror. Nëse disa automjete të caktuara parkohen jashtë regullave, do të mënjanohen nga ana e shërbimit të kaçubetit.
Autoritetet e qytetit u rekomandojnë shoferëve të jenë të kujedesshëm dhe t'u përmbahen kushteve në rrugë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiak dhe pronarëve të objekteve afariste që t'u përmbahen obligimit ligjor për pastriminin e kalimeve drejt objekteve të tyre.
