Botë
Kosovë: Humb jetën një person nga coronavirusi, konfirmohen 119 raste të reja
26.02.2022 19:06
Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person...

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 119 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619. Në total numri i rasteve aktive është 2.381.
