Botë
Shqipëri: 111 të infektuar dhe dy humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit
26.02.2022 19:35
Numri i të prekurve me COVID është ulur këtë të shtunë në vendin tonë...

Numri i të prekurve me COVID është ulur këtë të shtunë në vendin tonë, ku nga 1875 testime kanë rezultuar me COVID 111 qytetarë.
50 qytetarë janë regjistruar në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit humbën jetën dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.
Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjekut”, këshillon ministria.
