Maqedoni

Moti në vendin tonë

27.02.2022 12:18

Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu  përgjatë rajonit më të gjërë të Vardarit...

Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu  përgjatë rajonit më të gjërë të Vardarit, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të borës.

Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore. Deri në fund të ditës reshjet  do të kalojnë në dëborë edhe në disa vende më të larta.

Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 0 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira me reshje të shiut, të cilat përkohësisht dhe veçanërisht në pjesët më të larta do të shëndrohen në dëborë. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 6 gradë Celsius.

Deri të hënën në mëngjes shtresa e dëborës në pjesët malore dukshëm do të rritet dhe do të formohet  shtresë e re në disa vende, veçanërisht në pjesët perëndimore ku lokalisht do të bien edhe mbi 20 cm borë e re.

Të hënën reshjet do të jenë më të dobëta, ndërsa të martën do të ketë kushte për borë me intensitet më të dobët. Deri të mërkurën do të fryejë erë e përkohshme e përforcuar veriore, ndërsa temperatura dukshëm do të zvogëlohet  veçanërisht e mëngjesit.