Maqedoni

Plenumi i mësimdhënësve për pagat e ulta, demotivojnë rininë për studime pedagogjike

27.02.2022 15:02

Marrëveshja kolektive për punonjësit e arsimit edhe pse është nënshkruar në vitin 2005...

Marrëveshja kolektive për punonjësit e arsimit edhe pse është nënshkruar në vitin 2005 nuk mundëson që pagat në sferën e arsimit të llogariten dhe të paguhen në bazë të saj. Numri 1 i plenumit të mësimdhënësve Enver Ajdini për TVM 2,  thotë se duke pasur parasyshë rritjen drastike të produkteve ushqimore elementare duhen të rriten edhe rrogat.
 
Në bazë të rritjes së rrogës minimale minimumi i të ardhurave personale duhet të jetë 45 mijë denarë për arsimtarët. Sipas tij është e vështirë të punohet me nxënës duke pasur parasyshë se pagat janë jashtzakonisht të ulëta dhe janë faktor që  ndikojnë që të rinjët të  mos përzgjedhin drejtimin pedagogjik.  
 
“Të marish obligim dhe të punosh me nxënës dhe në fund të paguhesh pak është  jashtzakonisht e padrejtë, prandaj do të  vjen një ditë besoni do të ketë  mungesë të kuadrove sidomos për lëndët matematikë, fizik kimi biologji sepse nuk ka absolutisht interesim nga ana e të rinjëve të studjonjë këto drejtime dhe një arsye është që të motivohen mësimdhënësit të rriten pagat në arsim dhe të motivohen edhe të rinjët të studjojnë këto drejtime pedagogjike”, u shpreh Enver Ajdini nga plenumi i mësimdhënësve. 
 
Nëse kërkesa për rritjen e pagave has në vesh të shurdhër Ajdini nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së grevës. 
 
“Ne si plenum i mësimdhënësve dhe pjesë e Sindikatit për Arsim dhe Shkencë do të zgjedhim rrugët radikale duke filluar me protesta, bojkot të mësimit por pse jo edhe grevë”, theksoi Ajdini. 
 
 Kërkesat  tjera të plenumit  janë edhe pagesa e  regresit apo K15 i cili tanimë është paguar për sektorin publik dhe privat, dhe janë anashkaluar arsimtarët  si dhe  pagesa e shpenzimeve rrugore për arsimtarët që udhëtojnë.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI