Maqedoni
Fëmijët në rrugë, Zyberi: Nevoitet strategji për zgjidhjen e problemit
27.02.2022 15:40
Rritja e numrit të lypësve nëpër rrugët e kryeqendrës dhe më gjërë...

Rritja e numrit të lypësve nëpër rrugët e kryeqendrës dhe më gjërë, jo vetëm që është imaz I keq për politikëbërjen sociale të vendit, por dhe shkelje drastike e të drejtave të qytetarëve në përgjithësi dhe të fëmijëve në vecanti, vlerëson Avokati i Popullit Naser Zyberi.
Analizat e fundit të këtij organi tregojnë se Qendrat sociale kanë evidentuar mbi 3000 lypsarë ,ku pjesa më e madhe tyre janë minorenë .Sipas Zyberit ky numër realisht është më i madh pasi që ka shumë qytete në të cilat Qendrat Sociale nuk e mbajnë këtë evidencë.
“Ne fatkeqësisht si shtet nuk disponojmë të dhëna nga MPB se sa persona janë të dënuar ose janë nën hetime për keqpqrdorim të fëmijëvë të tyre me këtë veprimtari nga e cilat nxjerrin përfitime materiale. Një numër serioz i këtyre fëmijëve nuk janë të evidentuar në librat amë dhe kjo si konsekuancë ka mos gëzimin e të drejtës në arsim,pamundësinë e shfrytëzimit ë përkujdesit shëndetësor,ndihmës sociale etj. ..Analiza jonë doli se 670 fëmijë janë të paevidentuar në librat amë.Ligji i sjellur në vitin 2018 nuk e zgjodhi këtë problem ,diku 360 persona nga 670 të paevidentuar kanë bërë aplikim për evidentim ndërsa një numër shum I vogël e ka realizuar këtë të drejtë dhe kështu të njejtit janë privuar nga të gjitha të drejtat qytetare”, u shpreh avokati i popullit Naser Zyberi.
Zgjidhja e çështjes kërkon strategji të institucioneve shtetërore që të japin përgjigje adekuate ndaj kësaj dukurie shton Zyberi.
“Aktiviteti duhet të jetë interdisciplinar dhe nuk është çështje vetëm e MPB-së dhe largimi i tyre në moment nga rruga sepse nëse nuk ka institucione të cilat pastaj do të përkujdesen për trajtim të mëtutjeshëm siç janë Qendrat për punë sociale ,Qendrat për përkujdesje ditore ,Ministria e shëndetësië për trajtim shëndetësor problemi nuk zgjidhet .Prandaj ky problem do një qasje më serioze dhe unë mendoj se shteti duhet të ndërtoj një strategji për trajtimin e këtyre rasteve .Strategji e cila do ti përfshin të gjitha këto ministri dhe institucione të cilat duhet të gjenë përgjigje adekuate ndaj këtyre veprimatrive devijante”, theksoi Zyberi.
Zyra e Avokatit të Popullit kërkon që Qendrat për përkujdesje ditore të këtyre fëmijëve të kenë kapacitete të shtuara përfshi jo vetëm përkujdesin material dhe shëndetësor, por edhe zhvillim të procesit edukativo arsimor, Parasëgjithash me theks edhe të edukimit të prindërve të këtyre fëmijëve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
