Botë

Zelenskiy, pranon negociata në zonën e lumit Pripyat

27.02.2022 16:17

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.
Një deklaratë nga zyra e presidentit ukrainsa, mësohet se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” pranë lumit Pripyat, shkruan skynews. Zhvillimi erdhi pasi Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, i telefonoi Zelenskyt.
 
“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në deklaratë.
 
Më herët, Zelenskyy kishte refuzuar që Ukraina të takohej me delegacionin rus në Minsk. Bisedimet në Minsk do të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus, ka thënë presidenti i Ukrainës duke iu përgjigjur Liderit Bjellorus Alexander Lukashenko i cili ka kërkuar Kievit të pranojë ofertën ruse për bisedime. 
 
“Kuptohet se e duam paqen dhe dëshirojmë të takohemi. Dëshirojmë ta përfundojmë luftën. Varshava, Bratisllava, Stambolli, dhe Baku i janë ofruar Rusisë. Të gjitha qytetet tjera janë në rregull me ne derisa nuk ka proektile që fluturojnë nga ai vend. Nëse nuk do të kishte veprime agresive nga teritori juaj do të mund të bisedonim në Minsk. Kur ishit neutral, bisedonim në Minsk. Prandaj tani nuk biseodjmë në Minsk”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. 
                                             
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha më herët gazetarëve se delegacioni rus kishte mbërritur në Bjellorusi për bisedime dhe pop resin ukrainasit. Sipas tij, delegacioni përfshin përfaqësues të ministrisë së Jashtme, të Mbrojtjes dhe departamenteve tjera – përfshirë ata të administratës së presidentit.
 
Por Rusia ka thënë se luftimet në Ukrainë nuk d ti ndërpres edhe nëse nisin bisedimet. Madje derisa Rusia dhe Bjellorusia bënin ftesë për bisedime ushtria ukrainase konfirmoi se rrëzoi një “raketë me krahë” të gjuajtur në Kiev nga një avion bjellorus Tu-22. 
 
Zelenskiy, Ukraina paditë Rusinë në gjykatën e hagës
 
Presidenti i Ukrainës njëherit e ka akuzuar armatën ruse për vrasjen e civilëve dhe ka njoftuar për ngritjen e padisë në gjykatën ndrëkombëtare në Hagë.
 
“Trupat ruse kanë goditur infrastrukturën civile. Ata zgjodhën me vetëdije taktikat për të shkatërruar popullin dhe gjithçka që e bën jetën thjesht normale. Termocentralet, spitalet, kopshtet e fëmijëve, ndërtesat e banimit, e gjithë kjo është nën sulm çdo ditë. Ajo që pushtuesit po i bëjnë Kharkivit, Okhtyrkës, Kievit, Odesës dhe qyteteve të tjera meriton një gjykatë ndërkombëtare. Ne i regjistrojmë qartë të gjitha krimet e tyre. Dhe do të kishte shumë të tjera krime të tilla nëse nuk do të kishin qenë mbrojtësit tanë të guximshëm”, theksoi Zelenskiy.
 
Putin, operacion special për të ofruar ndihmë Donbasit
 
Siç shkruan gazeta britanike The Guardian, oferta për bisedime në Minsk duket të jetë një propagandë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili po pretendon se po mundohet të zgjidhë çështjen në Ukrainë me dialog. Ndërsa Putin në një fjalim të shkurtër televiziv mëngjesin e së dieles, iu referua pushtimit rus të Ukrainës si një “operacion special për të ofruar ndihmë për Republikat popullore të Donbasit”, ndërsa përshëndeti siç tha ai “heroizmin” e forcave speciale ruse që luftojnë në Ukrainë.
 
“Nderime të veçantë atyre që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikën popullore të Donbasit këto ditë. E dini se në mënyrë dinamike ndryshon natyra e konflikteve bashkëkohore ushtarake. Me rëndësi është që ushtarët dhe komandantët e forcave për operacione ushtarake  vazhdimisht ta përmirësojnë nivelin e aftësive profesionale”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.                                                                                             
 
Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia ka future në terotorin e Ukrainës mbi 100 mijë trupa ushtarake, me synimin për ta pushtuar tër Ukrainën. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU