Maqedoni
MPJ, do të evakuohen dy famile nga Odesa e Ukrainës
27.02.2022 16:36
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se dy familje nga Maqedonia e Veriut do të evakuohen nga Ukraina...

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se dy familje nga Maqedonia e Veriut do të evakuohen nga Ukraina.
“Përmes korridorit të krijuar, të siguruar në koordinim me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, dy familje me shtetas tanë nga Odesa e Ukrainës janë pjesë e korridorit dhe presim të mbërrijmë në Bullgari brenda ditës, bëjnë të ditur nga Minsitria e Punëve të Jashtme. Njëlheriut në kuadër të bashkëpunimit të njëjtit, u bëhet thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, nëse kanë mundësi, të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, ku ka ende korridore aktive të evakuimit.
Poashtu minsitria e Jashme thekson se janë në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet e Rumanisë dhe Hungarisë, nga ku është realizuar bashkëpunim dhe mundësuar ndihmë për shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë. Qytetarët që kanë mundësi duhet të shkojnë në pjesën perëndimore të Ukrainës, në konsullatat e Rumanisë në Solotvino dhe Çernauti, si dhe në Konsullatat e Hungarisë në Uzgorod, Beregove dhe Mukaçevo.
Në këto lokacione do t’u ofrohet ndihmë shtesë në drejtim të evakuimit të tyre nga Ukraina përmes këtyre vendeve. Nga ministria e jashtme thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet në Moldavi, për kyçjen e qytetarëve tanë në korridoret eventuale të tyre për evakuim. Ministria e Punëve të Jashtme thot se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët tanë dhe po punohet për sigurimin e korridoreve/kolonave të tjera të sigurisë. Lidhur me këtë, informojmë se është aktivizuar mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile.
