Maqedoni
Qeveria, RMV ndalon hapsirën ajrore për aeroplanët rus
27.02.2022 17:14
Maqedonia e Veriut ndalon lëvizjen e aeroplanëve rus në hapsirën ajrore të vendit...

Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet një statusi në rrjetin Twitter, duke njoftuar vendimin e qeverisë se endi do të ndalojë aeroplanët rus të lëvizin në hapësirën tonë ajrore, duke iu bashkangjitur vendeve Evropiane të cilat kanë marrë një vendim të tillë.
Nga kjo masë përjshtohen vetëm fluturimet humanitare dhe fluturimet për nevoja urgjente. Një vendim të tillë e kanë marrë edhe Finlanda e Irlanda, Gjermania, Islanda, Suedia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Polonia dhe Britania e Madhe.
Edhe Moska, ka ndaluar fluturimin mbi hapsirën e sajë ajrore të avionëve nga disa vende.
