Botë

Vendet perëndimore, pajtohen për ndalimin e SWIFT për bankat ruse

27.02.2022 17:33

Aleatët perëndimorë bien dakord për ndalimin e Swift për disa banka ruse...

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën – SWIFT – shërben si ndërmjetës ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën. Me përjashtimin e Rusisë nga rrjeti SWIFT nënkuptohet se të gjitha asetet e oligarkëve brenda Rusisë do të ngrihen.
 
Ky është sanksioni më i madh që i është bërë Rusisë që kur përshkallëzoi situata në lindje të Evropës. Krahas sanksioneve për Rusinë, Evropa po vazhdon me ndihmat për Ukrainën. Përfaqsuesi i lartë i BE-së Zhosep Borell theksoi se do të propozojë ndihmë financiare evropiane për Ukrainë për të blerë armë, derivate dhe medikamente mjeksore. 
 
“Ministrave për punë të jashtme të vendeve të BE-së do tu propozojë shfrytëzimin e fondit evropian për paqe   për dy masa urgjente. Qëllimi I këtyre masave është të financohet furnizimi me armë për ushtrinë heroike të Ukrainës, e cila po lufton me një rezistencë të ashpër kundër pushtuesve ruse dhe të sigurohen nevojat urgjente për materiale të tjera, siç janë derivatet dhe materialet mjeksore”, u shpreh përfaqsuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.  
 
Edhe Gjermania tregohet e gatshme për ti ndihmuar me armë Rusisë. Madje, sulmi i Rusisë në Ukrainpë ka bërë që Gjermania të rrisë buxhetin e saj për mbrojtje. Kancelari gjerman Sholc tha se kjo sitatë ka ngjallë një kohë të re për Evropën.           
                                                         
“Dje vendosëm që Gjermania të dorëzojë armë në Ukrainë për t’u mbrojtur. Agresioni i Putinit nënkuptonte se ne nuk mund të japim asnjë përgjigje tjetër. Ne duhet të mbështesim Ukrainën në këtë situatë të dëshpëruar dhe këtë e kemi bërë gjatë javëve dhe muajve të fundit. Sulmi ndaj Ukrainës do të thotë se jemi në një kohë të re. Si demokratë, si evropianë, ne jemi në anën tuaj, në anën e duhur të historisë”, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholc.
 
Ndërkohë ministrja e jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss, sulmin rus e vlerëson si fillim të fundit të Putinit, mirëpo theksoi se kjo luftë rrezikon të vazhdojë për një kohë më të gjatë, nëse nuk tërhiqen trupat ruse nga Ukraina. 
 
“Nëse rusët janë seriozë për negociatat, ata duhet të tërheqin trupat e tyre nga Ukraina. Ata nuk mund të negociojnë me armën e drejtuar në kokë ukrainasve, sinqerisht nuk besoj në këto të ashtuquajtura përpjekje negociuese. Kam frikë se kjo do të zgjasë shumë, kjo mund të zgjasë disa vite. Rusia ka forca të forta, por ne e dimë se ukrainasit janë të guximshëm”, u shpreh ministrja e jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.
 
Poashtu vendet Evropjane kanë ndaluar lëvizjen e aeroplanëve rus në hapsirën etyre ajrore.
 
ERSAN PAJAZITI