Maqedoni

Parashikimi i motit

28.02.2022 08:58

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të borës së dobët...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të borës së dobët. Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2°C deri 3°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4°C deri 7°C.
 
Në dy ditët e ardhshme moti pritet të jetë me kushte për reshje të shiut dhe borës.