Maqedoni
Shkup, sanksionohen 153 shoferë, 33 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
28.02.2022 09:20
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 sanksione.
Njëzet e tre sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjet e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntëmbëdhjet gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjet masa për përdorimin e celularit, trembëdhjet sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë masa për shofer fillestar dhe pesë për mjete të paregjistruara.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
