Botë
Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të forcave ruse
28.02.2022 10:50
Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi....

Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi.
“Delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, tha presidenca e Ukrainës në një deklaratë.
“Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, vijon deklarata.
Delegacioni do të jetë Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.
