Enver Idrizi nderohet me plaket të artë nga Federata Kroate e Karatesë

28.02.2022 11:06

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Samobor të Kroacisë, kampioni i madh i arteve marciale Enver Idrizi...

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Samobor të Kroacisë, kampioni i madh i arteve marciale Enver Idrizi, u shpërblye me plaketë të artë nga Federata Kroate e Karatesë për rezultatet dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e karatesë kroate. Të njejtën ia ndau presidenti i kësaj federate dhe sekretari i përgjithshëm i federatës evropiane të karatesë, Davor Cipek. Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kroat, Sinisha Krajaç i dorëzoi fituesit të shumëfishtë të medaljeve nga garat më të mëdha të karatesë, një plaket falënderimi nga KOK, për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin kroat, veçanërisht karatenë, për promovimin dhe përhapjen e reputacionitsportiv në botë. 
 
Ndryshe, Enver Idrizi fitoi medaljen e artë në Kupën Botërore të Milanos në ditën e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë më 15 janar 1992. Kjo ishte edhe medalja e parë sportive kroate që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi. Përveç kësaj të arte, Idrizi ka fituar edhe medaljen e argjendtë në Botëror, ishte dy herë kampion i Evropës në karate, së bashku edhe me dy medalje të tjera të argjendta në Kampionatet Evropiane dhe në full kontakt ishte kampion bote në organizatat ISKO dhe WAKA Pro. Në Kampionatin Botëror të fundit në Dubai, para pak kohe, Idrizi u shpall zyrtarisht legjendë e karatesë. Është gjithashtu interesante se si ai gjatë karrierës së tij mundi dy herë edhe Chuck Norrisin e famshëm.