Botë
Nisin bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë
28.02.2022 12:23
Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë...

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.
Më herët zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.
I pari ishte delegacioni ukrainas, i cili ka mbërritur në vendin e takimit, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.
