Ekonomi

KRRE, rriten sërish çmimet e derivateve të naftës

28.02.2022 14:28

Komisioni Rregullator për Energjetikë sërish ka vendosur të rrisë çmimet e derivative të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë sërish ka vendosur të rrisë çmimet e derivative të naftës. 
 
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës, gjegjësisht benzinës Euro Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 rriten për një denarë e gjysmë. Gjithashtu edhe çmimi me pakicë i dizelit rritet për një denarë e gjysmë. 
 
Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Euro Super BS-95 do të shitet për 84.00 denarë për liter, Euro Super BS-98 do të shitet për 86.00 denarë për liter dhe Euro Dizel do të shitet për 75.50 denarë për liter.