Maqedoni

Gjykimi për rastin “Titanik”, shqiptohen aktgjykimet për ata që pranuan fajin

28.02.2022 14:47

Gjykata penale shpalli fajtorë 8 të akuzuairit për rastin "Titanik" të cilët më 11 shkurt pranuan fajin...

Gjykata penale shpalli fajtorë 8 të akuzuairit për rastin "Titanik" të cilët më 11 shkurt pranuan fajin për një pjesë të veprave penale për manipulimet në proceset zgjedhore. Ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska u dënua me 2 vite e 5 muaj dënim me burg, Mile Janakievski 4 vite e 5 muaj burg, Munir Pepiq u dënua me 1 vit burg, Kosta Mitrovski me 3 vite burg. Dënim me kusht prej 2 viteve iu shqiptua të akuzuarve Martin Protugjer, Biljana Brishkovska Boshkovska, Kiro Todorov, Katerina Bellovska. Ata akuzohen për bashkëpunim kriminel të formuar nga Nikolla Gruevski për parregullsi zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në vitin 2011 dhe 2013.
 
“Krijuesit e grupit përshkak të fitimit të numrit më të madh të votave për kandidatët e partisë politike VMRO-DPMNE, gjate organizimit të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare kanë krijuar plan që personalisht apo përmes pjestarëve të grupit apo personave të tjerë duke përdorur kërcënime serioze dhe shtypje ti pengojnë apo detyrojnë votuesit të realizojnë,apo të mos realizojnë  të drejtën e votës duke ofruar apo premtuar dhuratë apo shërbim tjetër më shumë personave në mënyrë kundërligjore.”, tha Osman Shabani, gjykatës.
 
Përshkak të aktvendimit të shkallës së parë që iu shqiptua sot Janakievskit por edhe përshkak të aktvendimit prej 6 vite e 3 muaj në rastin"Organizatorët e 27 prillit në Kuvend", gjykatsi pranoi propozimin e prokurores pr paraburgim shtpiak përshkak të rrezikut për arratisje. Për të akuzuarit e tjerë të cilit nuk ndjehen fajtorë, në mesin e të cilëve edhe ish kyeministri Nikolla Gruvski, Ilija Dimovski, Kirill Bozhinovski etj, gjykimi do të vazhdojë me 9 mars.
 
FLORIJE BELULI