Covid 19 godet ekonominë e të gjitha vendeve, Ballkani shkëmben përvojat për tejkalimin e krizës
28.02.2022 15:14
Kovid 19 ka goditur rëndë ekonominë e të gjitha vendeve, në veçanti ekonominë sociale në vendet e Ballkanit

Kovid 19 ka goditur rëndë ekonominë e të gjitha vendeve, në veçanti ekonominë sociale në vendet e Ballkanit, kjo u tha në diskutimin Online të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, ku pjesmarrës ishin përfaqësues nga Rajoni, me ç’rast shkëmbyen dhe promovuan përvojat dhe praktikat e suksesëshme të vendeve të tyre. Forumi propozoi rekomandime politikash për zgjidhjen e problemeve dhe zbutjen e efekteve socio-ekonomike.
“Kovidi aktualisht nuk është në focus për shkak të gjendjes së luftës në Ukrainë, por vitet e fundit kovidi ka goditur rëndë ekonominë. Jemi të përqëndruar në ekonominë sociale. Vendet e ballkianit janë më të godituarat dhe me këtë vendosëm të shkëmbëjmë përvojat tona për tejkalimin e kësaj krize ekonomike.”, - tha Drejtori i Qendrës maqedonase për bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzalovski.
“Është shumë e rendësishme të punojmë si ekip. Më këtë jemi munduar t’i mbështësim njerëzit që të ruajnë vendet e punës por edhe kopmanitë e mëdha të vogla dhe të mesme t’I ndihmojmë në kohën e pandemisë dhe në të njejtën kohë ne kemi punuar për krijimin e vendeve të reja të punës. Ne jetojmë dy vite shumë të vështira dhe duhet të bëhemi të fortë për të tejkaluar sfidat sebashku.”, - deklaroi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Pjesmarrës në këtë event ishin përfaqësues nga MV-ja, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, duke përfshirë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, rrjeteve rajonale, organizatave ndërkombëtare, akademisë, sektorit privat, mediave, institucionet përkatëse shtetërore dhe të tjera. Projekti financohet nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
