Janë hedhur mbi 145 tonë kripë nëpër rrugët e Shkupit
Gjatë natës së kaluar nëpër bulevardet dhe rrugët magjistrale të cilat janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë hedhur 145 tonë kripë, kumtuan nga Qyteti....

"Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar vazhduan me aktivitetet për pastrimin e borës nga bulevardet dhe rrugët e qytetit. Për momentin, të gjitha bulevardet dhe rrugët magjistrale të cilat janë në kompetnca të Qytetit të Shkupit janë të kaluaeshme, ndërsa ekipet e NP "Higjiena komunale" po punon në pastrimin e trotuareve", qëndron në kumtesë.
Sot në mëngjes, një numër i madh i linjave të autobusëve të NPK funksionuan në trase të shkurtuar.
11 Q.e Transportit - f. Rashçe (Deri te hekurudha Gj.P.), 17A Ostrovska - Kaserma Ilinden (Deri te Panda), 21 Qendra e Transportit - f.Bardovc (nuk shkon për në konak), 47 Q. e Transportit - f.Lubanc (Deri në Radishan), 47A Q e Transportit - f.Lubeten (Deri te qarkorja Rruga e Lubetenit), 55 Q. e Transportit - f.Haraçinë (Para f.Haraçinë), 56 Q e Transportit - f.Bojanë (Deri te fidanishtja), 56A Q. e Transportit - f.Kopanicë (deri te nënkalimi), 58A Q. e Transportit - f.Dobi Dol (Deri te Kisella Voda), Q. e Transportit - f.Bërzovc (deri te Kisella Voda), 58 Q. e Transportit - f.Sveta Petkë (Deri te Kisella Voda), 59 Karposh 3 - Varrezat Butel - Kuçevishka Bara (deri te kalldërmi), 60 Q. e Transportit - Matkë e Epërme (Deri te f.Gllumovë), 61 Q. e Transportit - f.Pobozhje (deri te Gurëthyesi), 64A Q. e Transportit - f.Kuçkovë (Deri te f.Vollkovë), 65 Q. e Transportit - f.Rashtak (Deri te f. Stajkovci), 65g Stajkovci - f.Viniçe (deri te f.Creshevë), 67 Q. e Transportit - f. Zelenikovë, Novo Sellë, Strahojadicë (Për në Novo Sellë deri në Zelenikovë), 68 Q. e Transportit - f. Sushicë (Nuk shkon për në f. Vince), 71 Q. e Transportit - f.Banjani (Deri te f.Mirkovci nëpër kalldërmë), 74 Q. e Transportit - Koliçan i Ulët, Koliçan i Epërm (Deri te drunishtja Draçevë), 81 Q. e Transportit - Çuçer Sandevë - Bllacë (Deri te f.Çuper), Q. e Transportit - Kryqi i Mijëvjeçarit (nuk qarkullon fare).
