Botë
Kriza në Ukrainë, nisin bisedimet Moskë - Kiev
28.02.2022 15:30
Nisin bisedimet Rusi – Ukrainë në kufirin me Bjellorusinë. Delegacioni ukrainas me helikopter...

Nisin bisedimet Rusi – Ukrainë në kufirin me Bjellorusinë. Delegacioni ukrainas me helikopter mbëriti në zonë në përbërje të ministrit të mbrojtjes Oleksij Reznikov, këshilltarin e presidentit Mihaillo Podollak dhe zyrtarë të tjerë. Pala ukrainase ka kërkuar ndalimin urgjent të përleshjeve ushtarake. Por edhe njëri nga negociusit rus Vladimir Medinski apeloi se Moska është e interesuar në arritjen e dialogut me Ukrainën.
“Konflikti po zhvillohet në çdo moment. ushtarët dhe qytetarët ukrainas po vdesin. Jemi të interesuar që sa më shpejtë të shohim marrëveshje në interest ë të dyja palëve.”, tha Vlladimir Medinski, ndihmës i presidentit Putin.
Paraprakisht edhe shefi I diplomacisë urkainase ftoi popullin rus që të kërkoj nga Putini ta ndërpresë luftën.
“Ju jeni ata që po pësoni. Ky është vetëm fillimi. Më tutje do të bëhet edhe më keq. Ekonomia ruse do të shënojë rënie, pas trysnisë së sanksioneve. Kërkoni nga Putini që të ndërpresë luftën.”, tha Dmitro Kuleba, ministër për punë të jashtme të Ukrainës
Bisedimet janë përshëndetur edhe nga ministri për punë të jashtme të Bjellorusisë, Vlladimir Makei, I cili ka thënë se delagacionet të ndihen plotësisht të sigurtë.
Paraparkisht presidenti I Ukrainës Volodimir Zelenski ka deklrauar se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për kombin e tij. Edhe pse Zelenski nuk është I bindur për ndonjë rezultat nga bisedimet, sipas tij ia vlen që të provohet, por që delagacioni ukrainas të mos pranoj kushte e lëshime. Zelenski i kërkoi BE-së urgjent të anëtarësojë Ukrainën.
“Apelojmë BE-në për qasje urgjente të Ukrainës me një procedurë të re speciale. Falëmderojmë partnerët tanë që ishin me ne, por qëllimi ynë është të jemi bashkë dhe të barabartë me të gjithë europianët.”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.
Takimi për çtensionimin e situatës në Ukrainë, erdhi pasi një ditë më parë presidenti I Rusisë Vladimir Putin urdhëroi forcat nukleare ruse të vihen në gjendje gadishmërie. Kjo edhe pse nuk nuk nënkuptoi veprim të menjëhershëm për shtypjen e butonit të kuq, megjithatë shkaktoi panik në mbarë globin.
MERALE ISMAILI
