Maqedoni
Situata në Ukrainë, shtetasit e RMV-së tentojnë të largohen
28.02.2022 15:35
Familjet maqedonase të cilat kanë mbetur në Ukrainë po tentojnë të largohen nga vendi...

Familjet maqedonase të cilat kanë mbetur në Ukrainë po tentojnë të largohen nga vendi. Antonio Stojanov, i cili për dy dekada jeton në Kiev së bashku me bashkshorten dhe vajzën 11 vjeç, thotë se edhe pse ka kontaktuar institucionet maqedonase nuk ka marrë përgjigje kthyese.
“Mbrëmë u lajmrova në numrin që pash në sajtet maqedonase më thane se do të më kontaktojnë, por deri tash askush nuk u lajmërua. Nuk besoj se se dikush do të lajmërohet. Ne planifikojmë që vet të evakuohemi. Veçmë kemi mbledhur produkte ushqimore. Gjendja është katastrofale për shërbim në barnatore dhe farmaci pritet disa orë, pompat e benzinit nuk punojnë. E di se kanë mbetur edhe dy familje nga Manastiri në bregun e majtë.”, tha Antonio Stojanov, shtetas i RMV-së.
MPJ: Shtetasit tanë të largohen nga Rusia
Pas Vendimt të Be–së, vendeve të tjera evropiane duke kyçur edhe RMV- në për mbylljen e hapsirës ajrore evropiane për aviotransportuesit rus, MPJ u bën thirrje qytetarëve të RMV së të cilët qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse, ti shfrytëzojnë fluturimet komeraciale që kanë në dispozicion qofshin ajrore apo ujore për tu larguar nga ai vend. Ky paralajmrim pason për shkak të mundësisë për që të ketë ndërprerje të linjave ajrore prej dhe nga Rusia. Për përkrahjen e qytetarëve që momentalisht gjinden në federatën ruse janë në dispozicion këto numra të telefonit.
+ 74 99 124 33 57 (telefon fiks)
+ 79 58 643 34 63 (telefon mobil)
е-mail: [email protected]
Në mënyrë plotësuese qytetarët mund të drejtohen edhe në MPJ në telefonin kujdesar +389 75 273 732 dhe në e-mailin: [email protected]
Nga MPJ informojnë qytetarët brenda dhe jashtë vendit që të informohen vetëm nga kanalet zyrtare të MPJ së, dhe Ambasada e RMV së në Moskë. Mpj do të vazhdojë të ndjek gjendjen në Rusi dhe do ti informojë në kohë për mënyrat shtesë të veprimit qytatarët tanë.
FLUTURA LATIFI
